“Kryeministri dhe Presidentja sipas votave, ndanë interesat mbi bordet publike”

Në një intervistë të organizuar  nga Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore, 85% e qytetarëve janë deklaruar se për ta fituar punësimin duhet patjetër t’u takosh partive politike në pushtet dhe rreth 65 % e kanë ndërruar partin politike për çdo mandat të qeverisjes për të gjetur punë në sektorin publik, ndërsa shërbimi civil mbetet sektori me i ndjeshëm. 

Këtë e dëshmon  anketa e zhvilluar më heret  brenda katër vjeçarit të kësaj qeverie që tash është në përfundim të mandatit.

Sektori i punësimit vazhdon te jetë në top-listë të interesimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Të gjithë kanë vërejtje për mënyrat dhe procedurat e punësimit në Kosovë, qoftë në sektorin publik, apo atë privat, megjithatë sektori publik mbetet sfidë e privilegjit për punësime, ku trokitet në dyer të “peshqve të mëdhenj”, për ta fituar një vend pune.

Mr. Sc.Selatin Rekoceri: Kryeministri dhe Presidentja, fillimisht i kanë ndarë bordet e ndërmarrjeve publike

“Punësimet me konflikt interesi dhe nepotizmi janë dy nga dukuritë me të cilat kjo qeverisje ka bashkëjetuar që nga ardhja në pushtet, edhe pse si dukuri nuk përjashtohet edhe në  mandate të qeverive tjera”, thotë eksperti për ekonomi Mr. Sc Selatin Retkoceri, ish drejtor i njërit nga bordet e Infrakosit  dhe shton:

“Që nga marrja e pushtetit me 14 shkurt 2021 ka filluar sistemimi nëpër vende të punës për të ashtuquajturit aktivistë dhe militantë të partisë në pushtet. Kryeministri dhe presidentja fillimisht i kanë ndarë bordet e ndërmarrjeve publike, varësisht nga përqindja që atyre ua ka marrë mendja se kanë marrë vota si Vetëvendosje dhe Lista Guxo. Vjosa gjithnjë ka përdorur si të sajat 100 mijë vota si direkt të sajat duke marrë të drejtën për të punësuar në borde, ekzekutiv, departamente, borde të agjencive, drejtori të departamenteve ministrore, sekretarë të ministrive dhe në secilin institucion publik dhe qeveritar ku qeveria ka qasje e autorizim të mbikëqyrjes. Nepotizmi dhe konflikti i interesit është më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë në institucionet tona qeveritare. Secili nga ministrat i ka punësuar të gjithë të afërmit, familjarët, dajat, tezet, gratë, të dashurat e të dashurit e kështu me radhë. Shembullin më eklatant e ke Ministren e Drejtësisë e cila e punëson burrin e saj Alban Krasniqin në KQZ dhe kështu ju hapet rruga të gjithë të tjerëve që të punësojnë të gjithë të afërmit në institucionet publike e qeveritare. Dejona Mihali është punëdhënësja kryesore e qeverisë e cila është kryesorja në VV, pa vizën e së cilës nuk ka asnjë shancë të punësohet dikush që nuk është nga klani i VV-së”, ka thënë për Telegram News, analisti Selatin Retkoceri që para pak ditësh tronditi opinionin me dukurinë e leximit të letrave të përgaditura nga Dejona Mihali e Albin Kurti  për . zyrtarët dhe militantët e Vetëvendosjes gjatë fushatës elektorale dhe gjatë mandatit qeverisës.

Mr. Sc. Blerim Burjani: Diskriminimi në punësim mbetet sfida më konfliktuoze në Kosovë

“Diskriminimi në punësim vazhdon të mbetet hallka më e dobët e shoqërisë, ku institucioneve të shtetit u mbetet të punojnë për ta zbatuar ligjin”, thot Burjani dhe konstaton:.

“Kjo sporvë vjen për dy arsye: E para sepse Kosova nuk gjeneron shumë vende pune në sektorët publikë ku prin administrata dhe zyrat, që janë kërkesat më primare të qytetarëve, kryesisht femrat, zbrazja e vendit shpopullohet  kryesisht me gjininë mashkullore. Vendi ynë vazhdon të krahasohet me vendet, apo shtetet e largëta, si Bangladeshi, Nepali, Tajlanda, për kah niveli i sigurimit social dhe sigurimit shëndetësor.
Tema e diskriminimit  në punësim dhe mos marrjet parasysh të referencave profesionale por të atyre miqësore, familjare , raportet kontraktuale gojore ndërmjet punëdhënësve dhe individëve, flasin më shumë për konflikte interesi, sesa për punësime meritore.

Të gjithë punëdhënësit nëse intervistohen, një pjesë e madhe, e cila i njeh mirë ligjet në fuqi, do të thotë se respektohet ligji i punës apo ligji për shërbimin civil i Kosovës, por të gjithë kanë në shumicën e rasteve një emërues të përbashkët – pranimi në punë nëpërmjet sistemit të fqinjësisë, miqësisë, reciprocitetit dhe partisë.
Nëse analizohen të dhënat statistikore të anketës, 80% e të punësuarve janë me baza regjionale, ose vetëm 20 % e qytetarëve nuk janë të punësuar në sektorin publik në baza regjionale”.

Blerim Burjani konstaton se punësimet në baza regjionale nga të cilat  lëngon prej dekadash Kosova, i përkasin sferës diskriminuese dhe në Kosovë pak kush ose askush nuk beson se  punësimet kryhen mbi kriteret e plota ligjore
Askush nuk beson se respektohen kriteret ligjore.

“Diskriminimi i parë bëhet me rastin e hartimit të konkursit  ku merr pjesë politika e ku nuk bën përjashtim as kjo qeveri dhe përshkrimit e vendeve të punës. Aty hartohen kriteret duke iu përshtatur personave të caktuar. Po t’i referohemi sërish Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore, prapë del se 80% e qytetarëve të anketuar në Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Drenas dhe Pejë e më gjerë mendojnë së kriteret hartohen në përputhje me interesat e institucionit dhe njerëzve që ata dëshirojnë t’i punësojnë, por jo në bazë meritave dhe CV, që ata dëshmojnë profesionalizmin në punën përkatëse”, thotë Bujani

Gjendja e punësimit dhe diskriminimi në sektorin privat

“Gjendja është e mjerë edhe në sektorin privat asgjë më mirë, në disa kompani private punëtorët shfrytëzohen tmerrësisht nga 12 orë punë në ditë apo në kompanitë private të sigurimit të objekteve ka shumë të punësuar që punojnë pa ndonjë shpërblim shtesë për punën e natës dhe ka të punësuar edhe punëtorë nën moshën 20 vjeçe dhe forma e pagesës në orë punë është diskriminuese.

Të punësuar në sektorin privat janë së pari të afërmit apo familjarët e pronarit, pastaj vijnë tjerët në strukturën vendimmarrëse. Me fjalë tjera, janë njerëzit më të besuar të pronarit, por jo edhe ekspertët apo profesionistët që ushtrojnë detyra të punës”, spikat eksperti Blerim Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews