Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Izraelit.
Kështu bëri të ditur, Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovës.
Ziv u shpreh tejet e lumtur për ratifikimin e kësaj marrëveshje nga dyja vendet. Ky hap vjen në katërvjetorin e lidhjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Më 2021, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.
Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.
Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.