Kosova brenda pak muajsh mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimit me barna

Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës – SHDPFMK, ka bërë një reagim lidhur me takimin e sotëm me anëtarët e saj, përmes të cilit shpreh shqetësime mbi çmimet e barnave.

Sipas njoftimit zyrtar, SHDPFMK, thotë se gjatë këtij takimi, u mor vendimi që anëtarët e kësaj shoqate do të vazhdojnë me shitjen e stokut aktual të barnave me çmime ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare të zbrazjes së stoqeve aktuale.

Poashtu, bëhet e ditur se produktet e importeve të radhës të cilat do të jenë me çmim të miratuar CIP nga Ministria e Shëndetësisë nën çmimin e furnizimit (pa bazë ligjore dhe duke mos ju referuar Nenit 8 të Ligjit nën cmimin e furnizimit) të procedohen në gjykatë.

“Pas takimit të datës 03.02.2025 me anëtarët e saj, pas votimit unanim, ju njofton si në vijim: 1. Anëtarët e SHDPFMK do të vazhdojnë me shitjen e stokut aktual të barnave me çmime ekzistuese deri në përcaktimin e një periudhe kalimtare të zbrazjes së stoqeve aktuale. 2. Produktet e importeve të radhës të cilat do të jenë me çmim të miratuar CIP nga MSH nën çmimin e furnizimit (pa bazë ligjore dhe duke mos ju referuar Nenit 8 të Ligjit nën çmimin e furnizimit) të procedohen ne gjykatë. 3. Operatorët t’i drejtohen ATK me kërkesë për sqarime lidhur me shitjen e produkteve nën çmimin blerës sipas listës (e cila nuk ka veprim prapakthyes) dhe se operatorët veçse i kanë të deklaruara stoqet tek ATK. Për më tepër MSH me datë 31.01.2025 ka publikuar Vendimin Nr. 05/01/2025 për përcaktimin e procedurës, formatit të aplikimit të deklarimit/ri-deklarimit/aplikimit për ndryshim të çmimit të produktit medicinal duke bashkangjitur formularin e përditësuar i cili nuk bazohet vetëm në Nenin 8 – metodologjinë e përcaktimit të çmimeve mesatare me shumicë nga vendet referente të përcaktuara me Ligj, por kërkon edhe çmimin CIP”, thuhet në reagim, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, thuhet se përkundër numrit të madh të kërkesave për takim me Ministrinë e Shëndetësisë, komisionin për çmime, për të diskutuar me Shoqatën dhe anëtarët e saj lidhur me procesin e zbatimit dhe procedurat për deklarimin e çmimit të barnave, janë refuzuar, madje nuk kanë marrë as përgjigje në pyetjet e parashtruara.

Më tej, në reagim bëhet e ditur se mbi 1 mijë e 400 produkte medicinave të regjistruara pranë AKPPM janë të pa deklaruara dhe të njëjtat qarkullojnë në treg pa çmime të miratuara.

“Jemi refuzuar dhe nuk kemi marr përgjigje në pyetjet e parashtruara. Poashtu ju njoftojmë se mbi 1400 produkte medicinale të regjistruara pranë AKPPM janë të pa deklaruara dhe të njëjtat qarkullojnë në treg pa çmime të miratuara. Duhet pasur kujdes, ngase Kosova është vend shumë i vogël dhe jashtë BE-së i cili brenda pak muajsh mund të ballafaqohet me mungesë të furnizimeve si në sektorin privat ashtu edhe atë publik si pasojë e veprimeve të pa koordinuara dhe tendencioze në dëm të subjekteve dhe pacientëve. Gjithashtu siç e dini, ende nuk kemi listë rimbursimi të barnave dhe as sigurime shëndetësore. Mbetemi me shpresë që MSH të reflektojë mbi veprimet e fundit duke na ftuar për të diskuatuar rreth zgjidhjes pozitive të kësaj çështjeje shumë të ndjeshme dhe esenciale, duke dalur kështu nga kjo situate e krijuar”, përfundon reagimi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews