Besnik Tahiri, kandidat për deputet nga AAK, ka kritikuar Qeverinë Kurti gjatë një tubimi elektoral në Prizren.
Ai ka shtuar se Kosova ka një kryeministër që nuk e kupton shtetin.
Tutje, ka thënë se Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer.
“Nga kryeqyteti historik, Prizreni i themi kësaj qeverie se edhe pas 25 vite shtetndërtimi, e kemi një kryeministër që nuk e kupton shtetin, zhvillimin e as pagën minimale, duke e menduar që paga minimale funksionon si nië lloj shtese a subvencioni. Pra kemi një kryeministër që është ose i paaftë politikisht, dhe nuk njeh as tregun e punës, ose edhe në fushatë sillet si një populist. Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer”, ka thënë Tahiri.