Qëndrimi jashtë pune i bllokut të 5-stë në Kosova A, shkaktoi 500 mijë euro humbje ditore

Mesazhet e publikuara në platformën Whatsapp të grupit të Vetëvendosjes dhe Qeverisë  për kurdisje tenderi për remontin e Bllokut të pestë të TC Kosova A, duke humbur nga 500 mijë euro në ditë nga nxjerrja  jashtë funksioni të këtij blloku, i ka zbuluar emrat e zyrtarëve qeveritarë të cilët kanë ndikuar në dhënjen e tenderit kompanisë që nuk e ka kryer asnjë punë  dhe këtu përfshihet ekzekutivi kabinetik i Qeverisë Kurti.

Eksperti ekonomik Selatin Retkoceri ka  interpretuar publikimin e shkëmbimeve dialoguese mes ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe zv. Besnik Bislimi se si duhet dhënë tenderi milionësh një kompanie që nuk i plotëson  kushtet ligjore për  remontim të bllokut të TC Kosova A ku shteti ka humbur mbi 37 milionë euro. Eksperti ekonomik   Selatin retkoceri lidhur me  këtë ka thënë për Telegram Nws: “Më në fund u publikuan mesazhe të këmbyera brenda një grupi zyrtarësh të lartë të Vetëvendosjes, që kanë vendosur për tenderët milionësh të KEK-ut. Gazetari  Lirim Mehmetaj ka publiku disa nga faktet që vendimet për tenderët qindra milionësh keta i paskan marrë në një grup të ngushtë të zyrtarëve të VV-së, Qeverisë dhe të KEK edhe ate në platformën e Whatsapp. Grupi i pazareve të tenderëve të KEK përbëhej nga: Albin Kurti kryeministër, Besnik Bislimi zv.kryeministër, Nagip Krasniqi kryeshef ekzekutiv i KEK i dyshuar për korrupsion dhe i paraburgosur, Dejona Mihali zyrtare e VV-së  Hekuran Murati ministër , Artane Rizvanolli dhe një Milot për të cilin nuk ka info se çka dhe kend e përfaqëson në këte përbërje. Brenda këtij grupi, Besnik Bislimi e paska udhëzuar drejtorin e KEK-ut se kujtë duhet dhënë tenderin, për çudi kompania e preferuar nga zëvendës kryeministri na paska dalë të jetë një kompani që nuk i kishte plotësu kushtet e specifikuara me tender. Arsyeja e z.Bislimit na paskësh qenë se nëse ja japim tenderin kësaj kompanie do të kursejmë 20 milion euro dhe do ta shkurtojmë afatin e kryerjes së punimeve nga 120 në verëm 60 ditë pune. Fjala këtu është për nje tender super të lartë. Këtu bëhet fjalë për remontin gjeneral të bllokut të pestë të TC Kosova A. Cila është rrjedha e ngjarjeve të pastajme për këte tender. Është ndalur blloku me urdhër të KEK-ut duke e dërgu këte bllok në renovim gjeneral. Menjëherë pas ndaljes së bllokut është ftuar kompania e sugjeruar nga zv.kryeministri Besnik Bislimi për të filluar me punimet, apo siç thuhet në sms “nisja punës”. Kompania nuk kishte arritur t’i niste punët brenda afatit të kërkuar, apo thënë me mirë që kompania e sugjeruar nga z.Bislimi nuk ia ka nisë punimeve kurrë. Kështu në emër të asaj se këta kishin qëllim ti shpëtojnë 20 milion euro, ata kishin bërë që Kosova të humbë hiq ma pak se 37 milion euro, aq sa është e ngritur akuza për Nagip Krasniqin i cili po gjykohet për keqpërdorim, korrupsion dhe shkelje të rëndë të detyrës e përgjegjësisë në punë. Si rezultat i këtij manipulimi me tenderët ka ndodhur Blloku i 5-të i TC Kosova A ka qëndruar jashtë prodhimit, duke shkaktuar humbje ditore prej rreth 500 mije euro në ditë. Humbjet e llogaritura nga kjo papërgjegjësi e menaxhmentit të KEK të kordinuar me qeverinë dhe Dejona Mihalin kanë arritur në 37 milion euro. KEK ka kërkuar nga banka ose sigurimi ku kjo kompani ka bërë garancionin bankar, por ka rezultuar se e njejta e ka falcifikuar çertifikatën e garancionit të tenderit dhe kështu nuk kanë mundur të ekzekutojnë asnjë cent për moskryerje të punëve sipas marrëveshjes tenderuese. Ka informata se një komandant i afërt me qeverinë qëndron prapa kompanisë zvicerane që ka dështuar të kryej apo nuk ka filluar fare me punët e kontraktuara. Çka të thuhet tjetër për këto grupe brenda Qeverisë, Vetëvendosjes dhe të KEK-ut në këte rast, përveq asaj se këta janë hajna e të korruptuar ordiner që kanë qeverisë e udhëheqë me ndërmarrjet publike në grupe parapolitike, duke i shkaktuar vendit humbje qindra milioneshe. Populli duhet të jetë i kujdesëshëm, të gjykoj me kokë të ftohët, të mendoj esull para se sa ta vendosë votën në kuti, të ndëshkoj këte qeveri që ua ka kalu të gjitha tjerave me hajni e korrupcion, ti denojmë edhe këta si i denuam hajnat para 4 viteve dhe të bëjmë ate më të pakten që mund të bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tonë, të bëjmë një ndarje proporcionale të votës për 4 partitë që të mos e lëmë asnjëren të vetme që të udhëheqë me vendin e të na sjellë në këte gjendje që kurrë ma keq nuk kemi qenë që prej pavarësisë e deri më sot. Duhet ti ndëshkojmë me votë dhe pas kësaj ti dërgojmë në burg të gjithë ata që vodhën për 20 vjet, por edhe këta që nuk e lanë keq për këto 4 vjet. Besnik Bislimi profesori i VV-së dhe Dejona Mihajli ideologia kryesore e kryeministrit si dy njerzit kryesor të Kurtit, më e pakta që duhet të ndodhë me ta është të ulën në bankat e gjykatës për ta marrë shpërblimin me burg për krejt të këqijat që ja kanë shkaktu popullit për këto katër vite”, ka thënë për Telegram News Selatin Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews