Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Rama thotë se përshkak që kompania “Pastrimi” s’kishte qenë në gjendje të përmbushte detyrimet kontraktuale, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka siguruar mekanizëm shtesë për vitin 2025, duke përmendur këtu se janë blerë 2500 kontejnerë të rinj, por që ende s’janë shpërndarë ani pse kërkesa ka qenë e vazhdueshme.

Kryetari i Prishtinës thotë se gjithashtu është iniciuar procedura e prokurimit për angazhimin e pesë operatorëve privatë në grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, me synimin që ndarja e Prishtinës në gjashtë zona të bëjë kryeqytetin ndër më të pastërtit në rajon.

“Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bazohet në rezultatet e arritura gjatë vitit 2024 pas marrjes së masave emergjente për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave. Një ndër hapat kryesorë ishte përfshirja e Operatorëve Ekonomikë në zonën qendër dhe furnizimi i lokacioneve me kontejnerë të rinj, çka ndikoi në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.

Por, Rama thotë se me iniciativën e PDK-së dhe mbështetjen e VV-së është miratuar ndryshimi i rregullores për menaxhimin e mbeturinave ku përjashtohen operatorët privatë, duke krijuar kështu monopol sipas kryetarit të Prishtinës, e që siç thotë ai do të çonte në kaos ambiental, ndërsa shton se këto arsye çuan në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Megjithatë, ndërkohë që po punohej për zbatimin e këtyre reformave, me iniciativën e asamblistit të PDK-së, Leotrim Retkoceri, dhe me mbështetjen e grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes, u miratua ndryshimi i rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Ky ndryshim i dha ndërmarrjes “Pastrimi” të drejtën ekskluzive për këtë shërbim, duke përjashtuar operatorët privatë dhe duke krijuar një monopol që, siç ishte e qartë për propozuesit dhe votuesit e tij, do të çonte në kaos ambiental dhe në mungesë të shërbimit bazik për qytetarët”, thuhet mes tjerash në postimin e kryetarit Rama.

Ditëve të fundit, kemi pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për mungesën e shërbimit me javë të tëra, veçanërisht në sistemin “derë më derë”. Një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe ka konstatuar një situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish.

Për këto arsye, si institucion përgjegjës për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit, jemi të detyruar të shpallim sërish gjendjen e jashtëzakonshme. Ky hap është i domosdoshëm për të marrë masat e nevojshme që situata të vihet nën kontroll, duke garantuar pastërtinë dhe shërbimet bazike për qytetarët e Prishtinës”, shkruan ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews