Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se ndaj familjeve që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në kopshte, do t’u ndahen subvencione prej 100 eurosh.
Hamza shton se kjo nismë iu dedikohet veçanërisht nënave të reja, për t’ju mundësuar që ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet, pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre.
“Në Kosovë bëhet më mirë kur familjet mbështeten më shumë. Për t’ua lehtësuar barrën financiare, ne do të ndajmë subvencion prej 100 eurosh për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, për t’ju mundësuar që ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet, pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre”, tha Hamza.