Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me pjesëtarë të tjerë të subjektit që drejton, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, i cili ra në altarin e lirisë 28 vite më parë, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
“I përjetshëm është kujtimi për tre luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë burim frymëzimi për brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Lavdi veprës dhe sakrificës emblematike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!”, ka thënë PDK.