Shfaqen video-incizimet në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i të dyshuarit Kokalla pretendoi se nuk po hapen

Me të filluar seanca, Prokuroria ka thënë se të gjithë të pranishmit në seancë i kanë marrë të gjitha shkresat e lëndës.

Mbrojtesit kanë qenë të paralajmeruar se kur i kanë marrë shkresat e lëndës së të dhënat nga CD janë të bartura në USB, ata janë ankuar tutje se nuk kanë mujtë me i hap CD. Prandaj, prokuroria dje i ka lajmëruar të gjithë mbrojtësiit se të gjitha të dhënat nga CD i kanë në Hard Disk.

“Ne nuk kemi marr reagim nga mbrojtesit kështu që konsideroj që gjithçka është në rregull”.

Ndërsa gjyqtarja është shprehur se Gjykata ka pranuar ankesë nga mbrojta e Kushtrim Kokalles që CD-të e pranuara nuk po hapen dhe kanë thënë se nuk mund të deklarohen sepse ato nuk po hapen prandaj e kam njoftu prokuroren e shtetit.

“Unë CD-të i kam provu, ato hapen. Për më tepër janë pjesë integrale e diskut. Po ashtu, kam kërkuar nga mbrojtësi dhe ai ka kerkuar që ti merr CD-të me vete dhe tani lidhur me pretendimet e tij kemi ftuar edhe IT-n e gjykatës që të verifikojmë nëse të njejtat hapen apo jo”.

Kurse mbrojtesi i Kushtrim Kokalles ka thënë se nuk jam i detyruar të dal jashtë njohurive të mija për të hapur diska.

“Kam provu disa kompjuterë për ti hapur ato, nuk janë hapur. Një numër i madh i file-ve nuk hapen. Disa hapen e nuk dëgjohen. Disa faqe nuk janë të përkthyera nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe nga suedishtja në gjuhën shqipe”, ka thënë mbrojtja e Kokallës raporton gazetarja e RTV Dukagjinit Doruntina Bylykbashi.

Në ndërkohë Gjykata ka vërtetuar që të gjitha CD-të kanë qenë në rregull pasi që u hapen të gjitha në seancë, pra katër nga to.

Megjithatë, mbrojtësi i Kokallës sërish ka insistuar se CD-të nuk i janë hapur.

“Mundem me përdore mekanizma tjerë dhe me leshu seancën. Nuk u hapen të gjitha provat që janë pjesë e CD-ve. Kompjuterët që kam provu unë nuk e di që e kanë këtë format. Në aktakuzë po ashtu nuk janë bashkangjitë provat të cilat janë aty”, ka thënë mbrojtësi i Kushtrim Kokalles, Ndrec Dodaj.

Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk i ka kuptuar të drejtat e tij. Ndërsa mbrojtësi i tij thotë se s’ka pas hapësirë të takohet me të akuzuarin dhe për këtë pavarësisht kohës së dhënë dhe shtyrjes së seancës, gjykatësja ka thënë se mbrojtja ka mundur ta takoj sepse ka pasur hapësirë të mjaftueshme, andaj për pengim të seancës Dodaj ka marrë vërejtje me shkrim.

“Edhe sot pavarësisht tërheqjes së vërejtjeve që mos të pengoj punën e gjykatës dhe ti bindet urdhrave të gjykatës, përkunder faktit që ka pas kohë të mjaftueshme që të shkoj të takoj palën e tij në Qendrën e Paraburgimit, i njëjti vazhdon të mos i bindet urdhrave të trupit gjykues. Të njëjtit ja shqiptoj vërejtjen me shkrim dhe e paralajmëroj se herën tjetër do të jetë dënim me gjobë”, ka thënë gjyqtarja.

Kurse avokatja e Naim Murselit ka pretenduar që Gjykata po ngutet me procedimin e këtij rasti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews