Bedri Hamza: Kosova do të bëhet destinacion atraktiv për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shpalosur programin e tij për turizmin nga Rugova e bukur.

Hamza ka thënë se jemi të njohur për mikpritjen dhe do t’i hapim dyert e Kosovës për eksperienca unike, në agroturizëm, në turizmin malor, turizmin sportiv dhe atë kulturor e historik.

“Ne do të investojmë në ndërtimin e qendrave turistike moderne dhe të qëndrueshme, siç janë Brezovica dhe Borea. Po ashtu, synojmë të krijojmë qendra të reja të skijimit në Sharr dhe Bjeshkët e Nemuna. Por, do t’i rrisim edhe investimet për turizëm veror dhe sportiv”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe ka premtuar se do të punojë ditë e natë që vendi ynë të pres mijëra sportistë dhe mysafirë ndërkombëtarë, si dhe të krijojë infrastrukturën sportive turistike për rritjen e turizmit.

“Me grante dhe subvencione do t’i mbështesim të gjithë ata që investojnë në sektorin turistik, duke përfshirë investimet në hotele, resorte, qendra atraktive dhe banja termale. Kosova mundet ma mirë. Kosova do të bëhet destinacion atraktiv për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë!”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews