Ngrirja e ndihmave amerikane goditje për Kosovën

Administrata Trump ka ngrirë të gjitha ndihmat dhe mjetet financiare për të paktën tre muaj dhe ky vendim i president të ri ku qëndron edhe Kosova, tashmë është nënshkruar.

Deklarata e presidentit amerikan Trump se pas tre muajsh do të shikohet përmes dylbive se si do të vazhdohen ndihmat dhe donacionet financiare amerikane, qartëson se këto mjete mund të arrijnë në destinacione vetëm te ato shtete të cilat zhvillojnë program të qartë në përputhje me politikat amerikane. Cilat janë pasojat e politikës së re amerikane që godasin edhe Kosovën, për Telegram News ka folur ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe eksperti ekonomik Safet Gërxhaliu i cili lidhur me ngrirjen e ndihmave amerikane thotë:

“Sanksionet e BE-së e ngrirja e ndihmës nga SHBA-të, goditje e rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovën. Situata ekonomike në Kosovë po rëndohet çdo ditë, veçanërisht për sektorin privat dhe ekonomitë familjare. Pasojat e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe ndërprerja e ndihmave nga SHBA po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin ekonomik të vendit, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare dhe duke frenuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Deri më tani, dëmi ekonomik i shkaktuar nga sanksionet e BE-së ndaj Kosovës llogaritet të ketë tejkaluar 900 milionë euro. Këto fonde, të cilat ishin të planifikuara për projekte infrastrukturore, ndërtimore, arsimore, edukative dhe kulturore, do të kishin gjeneruar rritje ekonomike, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Mungesa e tyre ka prekur drejtpërdrejt sektorin privat dhe institucionet publike, duke sjellë një rënie të aktivitetit ekonomik dhe ulje të likuiditetit në treg e në veçanti sektorin prodhues.

Për më tepër, ndërprerja e ndihmave dhe mbështetjes nga SHB-të për organizatat amerikane në vendet e huaja, përfshirë Kosovën, përbën një tjetër goditje të madhe. Sipas vlerësimeve, nëse kjo situatë vazhdon gjatë gjithë vitit, Kosova do të humbasë të paktën 40 milionë euro nga fondet e USAID-it. Kjo do të ndikojë në sektorin privat, i cili do të mbetet pa qasje në grante, kontrata për tenderë të ndryshëm dhe mbështetje financiare që kanë qenë burim i rëndësishëm për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e biznesit.

Në këtë situatë të vështirë, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me urgjencë për të mbështetur sektorin privat dhe ekonomitë familjare. Ndikimi i drejtpërdrejtë i këtyre masave do të reflektohet në fuqinë blerëse të qytetarëve, në rritjen e pasigurisë ekonomike dhe në mungesën e cashflow-it për bizneset, duke vështirësuar funksionimin e tyre dhe duke rritur rrezikun e falimentimit.

Koha për veprim është tani. Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të kompensuar humbjet dhe për të krijuar mekanizma të mbështetjes për sektorin privat. Përndryshe, dëmi ekonomik do të vazhdojë të thellohet, duke ndikuar në rritjen e papunësisë dhe pasigurisë sociale në vend”, deklaron Safet Gërxhaliu./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews