Rama shpall tender 10 mijë euro për transportin e stafit me Taxi në Prishtinë e komunat tjera

Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, ka shpallur tender në vlerë 10 mijë për transportin e stafit të komunës brenda qytetit dhe në komunat tjera, me Taxi. Kontrata do të lidhet për një periudhë gjashtë mujore.

Tek dosja e tenderit theksohet se vetura duhet të ketë 4+1 ulëse, ta ketë timonin në krahun e majtë, viti i prodhimit duhet të jetë jo më i vjetër se 8 vjetë, duhet të jetë e pajisur me taksimetër, të jetë në rregull teknikisht me klimatizim dhe rregullim të temperaturës, të jetë e pastër dhe pa dëmtime, të ketë aparatin kundër zjarrit të atestuar çdo gjashtë muaj, te ketë shenjën e unifikuar “Taxi” të vendosur mbi veturë, si dhe kjo shenjë duhet të përmbajë emblemën e kryeqytetit, mbishkrimin dhe numrin e lejes së veturës.

Çmimi i startit është 2 euro, teksa çmimi për kilometër 75 centë. Ndërkohë, çmimi i pritjes deri në një orë është 5 euro.

Përveç Prishtinës, me këtë tender parashihet edhe transporti i stafit edhe për në Fushë Kosovë, Obiliq, Graqanicë, Lipjan, Aeroport, Vushtrri, Shtime, Podujevë, Gllogovc, Ferizaj, Novobërdë, Mitrovicë Veriore, Malishevë, Gjilan, Zveçan, Skënderaj, Suharekë, Kaçanik, Kllokot, Zubin Potok, Rahovec, Viti, Ranillugë, Partesh, Hani i Elezit, Mamushë, Kamenicë, Klinë, Leposaviq, Shtërpcë, Istog, Pejë, Prizren, Gjakovë, Deçan, Junik dhe Dragash.

Norma e TVSH’së është 18 përqind.

Tek marrëveshja theksohet se pagesat e detyrimeve duhet të bëhen brenda jo më shumë se 30 ditësh nga lëshimi i faturës.

“Pagesat e detyrimeve sipas një fature të lëshuar nga Operatori Ekonomik duhet të paguhet brenda jo më shumë se 30 ditësh nga data në të cilën kërkesa e pranueshme për pagesë është regjistruar nga departamenti përkatës. Data e pagesës do të jetë data në të cilën debitohet llogaria e institucionit. Kërkesa për pagesë nuk do të jetë e pranueshme nëse nuk plotësohen një ose më shumë nga kërkesat thelbësore”, thuhet në marrëveshje.

Ndryshe, para një muaji, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kishte alarmuar se Komuna kishte mbetur pa automjete, shkaku që kontrata e lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit kishte skaduar me 6 dhjetor.  Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.

“Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, kishte shkruar Rama.

Komuna i kishte bërë thirrje Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje.

“Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike!

Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike.

Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet!”, thuhej në postimin e Ramës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews