Forumi Ekonomik në Davos, Hoti: Kurti para zgjedhjeve, kërkon investime duke shtrembëruar të dhënat për zhvillimin ekonomik

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kryeministri Albin Kurti paraqiti të dhëna të shtrembëruara për zhvillimin ekonomik në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Ai madje në një postim në Facebook, rendit disa “të vërteta” sipas tij.

Sipas Hotit, Kryeministri për katër vite e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundhsme konflikti e lufte.

Postimi i plotë:

“Një i humbur në Davos”.

Për 4 vite, kryeministri në largim e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundshme konflikti e lufte.

Ekonomia, zhvillimi e investimet kanë qenë në plan të dytë. Në plan të parë për të ka qenë nxitja e frikës e urrejtjes tek qytetarët e Kosovës për armikun e jashtëm, ofendimet përçmuese ndaj opozitës, si dhe sulmet e ulëta ndaj bizneseve të caktuara.

Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e kërkon investime të huaja, duke shtrembëruar edhe të dhënat për zhvillimin ekonomik.

E vërteta është se për katër vite është abuzuar me 12 miliardë euro, duke mos kryer asnjë projekt madhor.

E vërteta është se janë krijuar skema të ndryshme sociale pa e kompletuar bazën ligjore, duke i lënë ato skema në vullnetin e vendimeve të qeverisë e ministrave.
E vërteta është se është abuzuar me rezervat shtetërore, me importin e energjisë e me shumë çështje tjera.

E vërteta është se kriza energjetike është thelluar, është anuluar projekti i gazit dhe Kosova ka importuar afër 600 milionë euro energji në këto katër vite.

E vërteta është se deficiti tregtar është thelluar edhe për 2 miliardë euro më shumë se para katër vitesh.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews