Mëngjesi nis me vranësira, gjatë ditës priten edhe intervale me diell

Vransira të ulëta mund të mbeten përgjatë ultësirave të vendit ditën e mërkurë. Pasdite priten dhe intervale me diell, derisa viseve malore parashihet të jenë më të gjata, nga orët e mëngjesit.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 7C e 9C, në pjesë ku do të ketë më shumë diell, derisa në pjesë me prani më të vazhdueshme me vransira mbeten të ulëta deri në 4C e 6C, njofton Mendimu për Motin.

Do të dominojnë qetësitë, e ditën pritet të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 1-2m/s.

Vransira të ulëta apo shtresa mjegulle mbeten më gjatë ultësirave edhe ditën e enjtë, ndërkohë që orëve të mbrëmjes fillojnë të shtohen vransira tjera. Të premten paraqiten kushte për të reshura, shiu, apo të përziera dhe me dëborë.

Në fundjavë megjithëse paraqiten kushte stabile atmosferike, me më shumë intervale me diell, ultësirave mbeten të bllokuara shtresa mjegulle apo vransirash të ulëta. Temperaturat maksimale në rritje graduale deri në 10C e 12C në fundjavë, mirëpo nën kushte mjegulle mund të jenë më të ulëta deri në 4C apo 6C. Minimalet luhaten ndërmjet -1C e 3C. Do të vazhdojnë të dominojnë qetësitë, e ditën të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews