Supozohej dhe e kishte konfirmuar se do të jetë në “debat zgjedhor” në Radio Televizionin e Kosovës prej orës 20:30 (RTK) por deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, pa dhënë as edhe një arsye thjesht nuk ka shkuar.
Në përballje do ta kishte kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudën dhe kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademin.
Por, ndonëse e kishte konfirmuar për RTK-në para dy-tri orësh se do të ishte aty, Rexhaj i la për 10 minutë të presin dy kandidatët, dhe thjesht njoftoi se nuk mund të shkojë: arsyeja? Hiç asnjë.
Kujtojmë se Vetëvendosja ka bojkotuar disa televizione vendore me pretendimet se nuk shkojnë në “studio të oligarkëve” – ndonëse gjer më tash kanë frekuentuar po të njëjtat studio.