Avokati Skënder Musa ka komentuar legjislaturën e prodhuar dhe e zbatuar gjatë katër viteve të fundit në Kosovë.
Avokati tha se legjislaturën e sheh të dobët madje pati kritika për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sipas tij kanë munguar në proces të votimin për ligje të rëndësishme që do t’i shërbenin shtetit të Kosovës.
“E kam parë si një legjislaturë të dobët, e cila shpesh herë nuk ka mundur të siguroj mbledhje përkundër faktit se në këtë mandat qeveritar ka qenë një parti 50 plus 2, ka pasë mundësi të funksionoj pa ndihmën e opozitës dhe të minoriteteve. Kjo nuk është shfrytëzu përkundrazi vet deputetët e partisë në pushtet kanë mungu shumë herë nëpër seanca kur kanë qenë duke u diskutuar ligje shumë të rëndësishme që kanë qenë për shtetin. Në anën tjetër opozita pa poentu sa herë që ju ka ardhë mundësia edhe kur kanë qenë ligjet ndoshta edhe të ndjeshme mirëpo në përgjithësi në këtë aspekt vet partia në pushtet duke pasur parasysh shumicën për vendosje”, tha ai në KTV.
Musa gjithashtu përmendi përgatitjen e deputetëve për seancat e Kuvendit dhe thekson se edhe në këtë aspekt deputetët e partisë në pushtet kanë dështuar.
“Në anën tjetër e kam vërejtur një numër të madh të deputetëve që nuk janë angazhu në debate për me mbrojtë interesin e përgjithshëm, shumica e deputetëve kanë qenë joaktiv madje tash që po shihen në fushatë ka deputetë që për herë të parë që po i shoh në fushatë dhe si kemi pa kurrë në Kuvend e as tu u angazhu dhe tu fol. Ajo çka është vërejtur në këtë mandat e që s’ka qenë në mandate tjera është se pjesa më e deputeteve të partisë në pushtet kanë qenë me fjalime të shkruara dhe shpesh herë s’kanë ditë me i lexu. Një fjalim kur e shkruan vet atëherë din me lexu. Kemi parë edhe që janë udhëhequr nëpërmjet sms-ave”, tha avokati Musa.