Kryeprokurorëve u kërkohet mbrojtja e votës së lirë

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve e Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore.

“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula, kanë mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe Menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, në kuadër të sistemit prokurorial, z. Besim Kusari”.

Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, znj. Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që siç thuhet, do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor.

“Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja znj. Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet”.

“Prokurori i Shtetit fton qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews