Një i moshuar në Istog i ka shprehur pakënaqësi Kryeministrit Albin Kurti për çështjen e pensioneve, duke i thënë se shuma që marrin pensionistët është e pamjaftueshme.
Ai ka the se me pensionin që marrin nuk u mjafton as për barna e as për ndonjë drekë.
“Rroga e pensionerëve është rrit pak… Çka me ba me 100 euro, një deputet i yti i ka 2 mijë euro…. Me pas pak kujdes për shtresën e ulët tonën”, dëgjohet teksa thotë i moshuari.
Ai vazhdon tutje duke thanë se nuk bën të premtohet shumë, e të mos realizohen keto premtime. Gjatë gjithë kohës, Kurti vetëm e shikon e një një moment i thotë “po, po”.
“Me premtu shumë e mos me bë kurgjë, nuk bën”, i është drejtuar ai Kurtit.