Abdixhiku sot i kërkoi përsëri ballafaqim në televizion, Kurti refuzon nëpërmjet zëdhënësit të tij

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklarimeve të kreut të LDK-së dhe kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit i ka kërkuar sot ballafaqim televiziv përsëri kreut të VV-së, Albin Kurti.

Kryeziu ka thënë se Kurti ka raportuar dy herë në Kuvendin e Kosovës ku edhe ka pasur debat, por thotë se ka munguar kreu i LDK-së, Lumri Abdixhiku.

Zëdhënësi i Qeverisë e ka arsyetuar mospranimin e ballafaqimit, duke thënë se Kurti ka treguar hapur se preferon Kuvendin e Kosovës dhe jo “studiot televizive të oligarkëve”

“Kryeministri Kurti pat thënë hapur se preferon shtëpinë e popullit Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve”, ka shkruar Kryeziu.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot duke folur për sulmet e Kurtit ndaj LDK-së, kal thënë se e fton në një ballafaqim publik dhe se s’pranon të zhtytet në “moçalin e pështymave”

“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë. Kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete e për ide të ardhshme se si të bëhet vendi”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews