Hoxhaj: Luftën hibride kundër Kosovës e ka nisur Kurti, duke e kundërshtuar pavarësinë

Kandidati për deputet i PDK-së dhe ish-kryediplomati Enver Hoxhaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur edhe për sulmet e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës dhe ndaj mediave përmes përdorimit të termit “luftë hibride”.

Hoxhaj thotë se ai që e ka nisur i pari luftën hibride kundër Kosovës është pikërisht kryeministri Albin Kurti, i cili fillimisht kishte kundërshtuar procesin e pavarësisë së Kosovës.

“Fillimisht kishte kundërshtuar procesin e pavarësisë, pakon e Ahtisarit, duke përdorë mjete të luftës hibride”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje ka folur edhe për konferencën e Ambasadorëve, ku s’ishin ftuar opozita. Hoxhaj thotë se kur ka qenë ministër, e kishte nisë traditën e konferencës dhe se e kishte ftuar edhe Kurtin atë kohë si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

“Shkaku ishte një konferencë e ambasadorëve. Konferencat janë të rëndësishme, për të reflektuar për politikën e jashtme. Jam shumë krenar që një traditë të tillë e kam nisur unë. Në atë kohë e patëm ftuar edhe Albin Kurtin, se ka qenë kryetar i Komisionit për punë të Jashtme. Unë kam dalë e kam pritë. I kemi ftuar edhe mediat. Ndërsa kjo ishte një ngjarje, pa ftesë të askujt që të gjithë të reflektojnë .

Më bëri përshtypje që u përjashtuan shumë njerëz dhe se s’pati fare prioritete për atë se çfarë duhet të ndodh në vitin 2025, vit që botën e sjell në një gjendje të re .

“Mund të ketë takime, sepse jemi në fushatë zgjedhore. S’ka pasë vullnet për diçka të tillë”, ka thënë Hoxhaj duke shjpeguar bisedën e tij imagjinare me Kurtin dhe arsyen pse e ka bërë..

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews