Kandidati për deputet nga AAK-ja, Pal Lekaj ka mbajtur fjalimin në tubimin e organizuar në Gjakovë.
Lekaj e nisi fjalimin duke iu drejtuar qytetit të Gjakovës derisa nuk i kurseu disa fjalë për kryeministrin aktual, Albin Kurti.
Lekaj tha se Kurti nuk mund të mashtrojë Gjakovën.
“Kurrë nuk duhet harruar se ky qytet në rrethana të ndryshme, jo vetëm që ka qenë shtytje, por vendi që ka prodhuar ndryshimet më të mëdha dhe më epike për vendin dhe po e shoh sot se po e fillojmë ndryshimin. A jemi a s’jemi? Ky qytet para dy ditësh i dha një porosi qeverisë më antishtetërore, Albin Kurtit se nuk mund të mashtrosh qytetin e Gjakovës. Prandaj i themi Kurtit se nuk ki vend në qeveri. Pikërisht jemi ne këtu sot bashkë me ju dhe me 9 shkurt do ta bëjmë kthesen e madhe dhe do t’i themi po me duartrokitje të madhe kryeministrit z.Ramush Haradinaj”, tha Lekaj.