Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur më datë 24 dhjetor 2024.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Sot më datë 11.01.2025, rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur më datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin ‘Drini i Bardhë’ duke filluar në afërsi të ‘Urës së shenjt’”, tha ai.
Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me Ekipin e Kërkim Shpëtimit.