Anëtari i PDK-së në KQZ hedh dyshime se po tentohet të manipulohet votimi me postë, VV-ja kundërshton

Anëtarët e KQZ-së kanë ngritur dyshime se po tentohet të manipulohen votat e diasporës. Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, në mbledhjen e sotme, ka thënë se individë të ndryshëm po i ftojnë votuesit në diasporë të shkojnë në lokacione të caktuara, gjoja për t’iu ndihmuar të votojnë përmes postës.

Kjo tha ai është tendencë për të kontaminuar procesin e votimit. Gashi ka thënës e Prokuroria duhet të merret me këtë çështje.

“Desha ta ngris një çështje shqetësuese pasi ka tendencë të hapur publike për t’u pamundësuar ose të manipulohet procesi në disa raste gjatë fillimit të votimit të diasporës. Gjatë ditës së djeshme kam pranuar video të publikuara nga qytetarë që jetojnë jashtë vendit që i ftojnë votuesit për të shkuar në një adresë të caktuar, gjoja të ju ndihmojnë për të votuar përmes postës. Këto janë tendenca të hapura për ta kontaminuar procesin e votimit. Nuk lejohet improvizim i votimeve nëper kafiteri, zyra të partive. Ekziston rreziku që personat që kinse japin ndihmë, qëllimi i tyre është të ndikojnë në procesin e votimit. I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të merren me këto raste, tha Gashi.

Por, anëtari i VV-së në KQZ Sami Kurteshi, tha se çështja e ngritur nga Gashi nuk është për t’u shqetësuar. Sipas tij, secili ka për detyrë t’i ndihmojë tjetrit për procesin e votimit, por vullneti dhe dhënia e votës është individuale dhe nuk duhet të lejohet ndikimi në këtë proces.

“Nuk po e kuptoj këtë shqetësim, se hiç nuk ka shqetësim. Gjithkush e ka për obligim gjithkujt me i ndihmu përderisa nuk e shkruan votën me dorën e tij. Pra secili e ka për detyrë ti ndihmojë çdo kujt për votim, deri në momentin kur ai e shpreh vetë vullnetin e tij me votë. Askush nuk duhet të lejohet të votojë me dorën e tjetrit dhe pa ndikim të tjetrit”, ka thënë Kurteshi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews