​Inaugurohet çerdhja publike në Milloshevë, pritet ti akomodojë rreth 80 fëmijë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, se bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë inauguruar çerdhen publike në Milloshevë, e cila do të akomodojë 80 fëmijë.

Edhe pse sot është inauguruar ky kopsht, ende nuk është bërë inventarizimi.

Kështu deklaroi ministrja Nagavci duke thënë se inventarizimi do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme, pasi që shumica e pajisjeve tashmë kanë arritur në kopsht.

“Një objekt që do t’i akomodojë 80 fëmijë të Milloshevës dhe fshatrave këtu përreth. Filluam ndërtimin e kësaj çerdhe para një viti, ku vendosëm gurëthemelin bashkë me kryetarin. Tash kohë rekordesh, përfunduam çerdhen po vazhdon inventarizimi. Po besoj që inventarizimi do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme, shumica e pajisjeve veçse janë sjellë dhe besoj qe jo më larg se javën e ardhshme mund të fillojnë me edukimin”, tha Nagavci.

Ndërsa, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi theksoi se ky kopsht është një kërkesë tash e disa vite e kësaj komune.

Gashi, shtoi se edhe stafi profesional është zgjedhur dhe pritet vetëm të filloj puna.

“Projekti në total ka qenë 569 mijë euro dhe janë në total rreth 832 metra hapësirë të shfrytëzueshme për fëmijë. Me rekrutimin e stafit profesional veçse e kemi përfunduar si proces. Pastaj edhe me staf mbështetës do të plotësohet. Është një kërkesë e kamotshme e komunës që është adresuar”, theksoi Gashi.

Ky projekt në total i ka kushtuar buxhetit rreth 570 mijë euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews