Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Vendimin dhe rritjen për secilën kategori e ka sqaruar ministri Hekuran Murati.
Deklarata e Muratit:
Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, rritja do të jetë 20%, familjet që kanë 2 apo më shumë dëshmorë, rritja do të jetë përtej 20%.
Familja me një të zhdukur do të ketë rritje 20%, familjet me 2 apo më tepër, do të jetë përtej 20%.
Ngjashëm edhe pensionet invalidore, do të rriten të gjitha kategoritë për 20%. Shtesat për ndihmë e përkujdese, kujdestari do të ketë rritje prej 20%.
Edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit, 20% për të gjitha kategoritë.
Familja me një viktimë civile rritja është 20%, te familjet me më shumë, rritja shkon edhe më tej.
Rritje do të kenë edhe veteranët dhe viktimat e dhunës seksuale.