Miliarderi amerikan Elon Musk, i emëruar në Qeverinë Trump si njeri i rëndësishëm për zhvillime teknologjike të shekullit, ka sugjeruar popullin gjerman të votojë për të djathtën ekstreme AFfd (Alternativa).
Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë.
“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, fundi i historisë, dhe njerëzit me të vërtetë duhet të qëndrojnë prapa AfD-së, përndryshe gjërat do të përkeqësohen shumë në Gjermani”, tha Musk gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në X, së bashku me bashkë-drejtuesen e partisë, Alice Weidel.
Musk, një aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, krahasoi klimën politike në Gjermani me atë në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se njerëzit ishin të pakënaqur dhe kërkuan ndryshim kur votuan për Trumpin në nëntor.
“Nëse nuk jeni të kënaqur me situatën, duhet të votoni për ndryshim, dhe kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë po rekomandoj fuqishëm që njerëzit të votojnë për AfD”, tha Musk.
Gjermania mban zgjedhjet më 23 shkurt dhe Musk ka përkrahur publikisht AfD-në përpara zgjedhjeve të parakohshme të Gjermanisë.
AfD, partia e ekstremit të djathtë ka në program daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Evropian, në një proces të ngjashëm që kaloi Britania përmes Brexit.
Analistët gjerman e kanë vlerësuar të pamundur daljen e shtetit më të fuqishëm evropian nga BE, pasi kjo do t’i kushtonte Gjermanisë mbi 700 miliardë euro.
Ekspertët gjermanë, iniciativën për largimin e Gjermanisë nga BE e kanë cilësuar proces të vonshëm./Telegram News