Diaspora shqiptare braktis me të madhe Vetëvendosjen

Fillimi i votimit me postë nga diaspora shqiptare për 105 mijë votues të regjistruar e që ka filluar të enjten dhe do të zgjat deri me 8 shkurt, ka mobilizuar si kurrë deri më tani diasporën, me numrin më të madh të votuesve në Gjermani, e pasuar nga Zvicra, Suedia dhe Austria, ndërsa Kurti që kishte në dispozicion shumicën absolute të diasporës shqiptare, sipas  burimeve të gazetës Telegram News nga Gjermania, Zvicra dhe sipas sponsorëve të fushatës parazgjedhore në Evropë, më nuk e ka shumicën votuese.

Veprimtari shqiptar në Zyrich të Zvicrës Isa Rrahmani, ka thënë se diaspora shqiptare në Zvicër, janë kthyer te idhujt e vet politikë tradicionalë, kryesisht te PDK, LDK dhe te AAK, ndërkohë nuk nuk janë më shumicë votuese e Vetëvendosjes.

“Diaspora shqiptare në Zvicër ka ndërruar kahe politike dhe nuk është më vetëm elektorat i Vetëvendosjes. Këtu shumica shqiptare thonë se Kurtin donin ta provonin, pasi kishte bërë aq shumë zhurmë me vite të tëra  dhe, atij populli i dha rastin ta provojë qeverisjen e shtetit, por ky testim ka qenë  tepër zhgënjyes, prandaj sot  votuesit e diasporës në Zvicër u përkasin më shumë partive tjera, pa përjashtuar edhe votimin e Kurtit, por jo as përafërsisht në mënyrën që ishte votuar më 2021”, ka thënë  veprimtari i çështjes kombëtare në Zvicër z. Rrahmani.

Gazetari Cani nga Gjermania: PDK e kishte organizimin më të madh të fushatës zgjedhore

Pas fillimit të votimit me postë, zhvillimet e organizimeve elektorale në Gjermani u ka kushtuar rëndësi përmes analizës së tij gazetari i Deutsche Welle (DW) Bahri Cani i cili ka thënë se PDK, deri më tani ka bërë organizimin më të madh  elektoral në diasporë.

“Për mendimin tim, tubimin më të organizuar PDK e ka bërë në Shtutgart, e ky tubim nuk është i VV-së, por është tubimi i PDK-së, ka spikatur Cani në Debat Plus duke shtuar:

“Unë kam qenë edhe në Koln, kam qenë në tubimet që janë mbajtur nga Lëvizjes Vetëvendosje, janë tubime jashtëzakonisht interesante, janë tubime me plot emision, mirëpo nuk është më ajo mbështetja që ka qenë para 4 vjetësh vetëm e koncentruar te një parti. Pse ka ndodhur kjo? Ne mund ta shpjegojmë pak, sepse para 4 vjetësh partitë e tjera e kane lënë pas dore mërgatën. Unë e kamë shtruar si gazetar këtë pyetje tek partitë politike, dhe ato kanë menduar se mërgata e ka kryer punën dhe shërbimin  vet në kohën e viteve e viteve të ’90-ta deri në shpalljen e pavarësisë dhe duhet ta lëmë të qet. Por, si duket disa parti politike e kanë kuptuar para partive të tjera se sa i vërtetë është korpusi i njerëzve këtu, që të votohet prej këtu”, ka shtuar Cani.

Se ka rënë Vetëvendosja në mërgatën shqiptare në Evropë, veçmas në Gjermani e Zvicër ka folur edhe kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo pari Lumir Abdixhiku në “Rubikon”, ku ka thënë se LDK pret shumë nga diaspora shqiptare .

Ai tha se në bazë të të dhënave që i kanë, së paku 40 mijë të regjistruar janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Janë të regjistruar 104 mijë votues të mërgatës deri më tani, 104 mijë e 924 votues nga mërgata, gati 105 mijë dhe unë me përgjegjësi të plotë po flas, në bazë të të dhënave që i kemi, se kjo nuk është çështje e propagandës se nuk jam çmendur të mbajë fjalë të tilla e nesër pas 1 muaji me më thënë “a ka qenë serioz Lumiri?”.

“Po iu them në bazë të dhënave që i kemi, së paku 40 mijë të regjistruar janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh tutje Abdixhiku./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews