Lista Serbe pamundësoi miratimin e katër ligjeve me interes vital, BE-ja kritikoi krejt Kuvendin

Shkaku i bojkotit të Kuvendit nga Lista Serbe, ndryshimet në katër ligje me interes vital dhe amendamente kushtetuese kanë mbetur pa u miratuar.

Për mungesën e votimit të njërit prej ligjeve, BE-ja ia hodhi fajin gjithë Kuvendit, për çka u kritikua në Prishtinë,

Katër projektligje me interes vital nuk kanë mundur të miratohen përgjatë legjislaturës aktuale të Kuvendit, si pasojë e bojkotit të Listës Serbe.

Mospjesëmarrja e deputetëve serbë në votim e më pas edhe në seancë për më shumë se dy vjet, ka lënë pa miratim ndryshimet në Ligjin për lirinë fetare, në atë për vetëqeverisjen lokale dhe në Ligjin për festat zyrtare. Për arsyen e njëjtë, pa miratim ka mbetur edhe Ligji për arsimin e lartë.

Miratimi i Legjislacionit me interes vital kërkon votën e shumicës së përgjithshme të deputetëve dhe votën e shumicës së deputetëve nga radhët e komuniteteve.

Por, të martën, Brukseli zyrtar u bëri thirrje të gjithë deputetëve pa dallim që të marrin pjesë në votim të njërit prej këtyre ligjeve – atij për lirinë fetare.

“Ne bëjmë thirrje që të miratohet Ligji për liritë fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit të mbështesin miratimin e këtij ligji”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper.

Mirëpo, Violetë Haxholli, menaxhere e Projektit në KDI, thotë se kritika nuk u adresua qartë aty ku duhet.

“Kritika, besoj, nuk është shumë objektive, sepse duhet të identifikohet arsyeja kryesore pse ato nuk janë miratuar. Por BE-ja e ka gjuhën të cilën e përdor, një gjuhë më e përgjithshme. Ajo nuk dëshiron të targetojë grupe të caktuara brenda vendit, por ia vë përgjegjësinë gjithë Kuvendit për miratimin e këtij ligji”, u shpreh ajo.

As në Zyrën e BE-së në Kosovë e as në selinë qendrore të BE-së në Bruksel nuk iu përgjigjën pyetjeve të KOHËS lidhur me rolin e Listës Serbe në këto vendimmarrje.

Pos projektligjeve, peng i votës së deputetëve serbë, kanë mbetur edhe disa amendamente kushtetuese që kanë të bëjnë me vettingun në drejtësi e me një konventë për personat me aftësi të kufizuara.

Deputetët serbë që nga fillimi i legjislaturës kryesisht kanë refuzuar të marrin pjesë në votim. Bojkotin ndaj Kuvendit e kanë nisur në verën e 2022-tës, pas disa veprimeve për ta shtrirë ligjshmërinë, që Qeveria nisi t’i ndërmarrë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në nëntor të atij viti, deputetët e kësaj partie, me urdhër politik nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhanë dorëheqje dhe u zëvendësuan me të tjerë, të cilët deri më tash kanë ardhur në Kuvend një herë brenda gjashtë muajsh, sa për t’u nënshkruar që t’i ruajnë mandatet dhe t’i marrin pagat.

Violeta Haxholli pret qasje të njëjtë edhe në legjislaturën e re.

“Sa i përket bojkotit të Listës Serbe, besoj kjo do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe për legjislaturën e radhës, sepse në thelb kjo është një çështje shumë politike, çështje e cila lidhet shumë edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e ditur rolin që Serbia ka te ky komunitet”, ka thënë ajo.

Për herë të fundit, deputetët serbë u paraqitën në Kuvend më 5 dhjetor të vitit që shkoi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews