Në Ditën e Fëmijëve, Haxhiu ka falënderuar familjen në Shtime për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët.
“I falenderuam për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët pa kujdes prindëror si dhe i njoftuam për të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë, përfshirë Ligjin për shërbimet sociale dhe familjare, rritjen e mbështetjes financiare për familjet strehuese, punën që po bëhet në përgatitjen e akteve që dalin nga ligji dhe që kanë për qëllim fuqizimin e strehimit familjarë.” – ka shkruar Haxhiu.