Reduktimet e rrymës, Tahiri-Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me reduktimet e rrymës, duke thënë se kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe KESCO-s për kursim, është më shumë arsyetim sesa një zgjidhje e mirëfilltë.

Tutje, Tahiri ka theksuar se tarifa e energjisë tashmë është e papërballueshme për shumëkënd.

‘‘Për sa i përket nën-stacioneve, si ai i Fushë Kosovës, dështimi është përgjegjësi e KOSTT, siç është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Thirrja e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT dhe KESCO për kursim gjatë orëve të pikut, të përcaktuara ndërmjet 18:00 dhe 21:00 – 24:00, duket më shumë si një arsyetim sesa një zgjidhje e mirëfilltë.

Koha e pikut përkon me nevojën për ngrohje dhe përdorimin e shërbimeve me energji. Orari 18:00 tregon një periudhë kur qytetarët, gjatë gjithë ditës, nuk përdorin pajisjet e tyre në mënyrë intensive, ose lidhet me momentin e përgatitjes së ushqimit. Ndërsa orari 21:00 – 24:00 përputhet me kohën kur temperaturat bien ndjeshëm dhe fillon tarifa e lirë.

Në vend që të zgjasin oraret e tarifës së lirë, qytetarëve u propozohet të shtojnë konsumimin e energjisë gjatë tarifës së shtrenjtë, e cila është tashmë e papërballueshme për shumëkënd. Siç duket, të gjitha masat e propozuara dhe të zbatuara kanë dështuar. Kjo dëshmohet edhe me rritjen e kufirit maksimal të konsumit deri në 1400 MW.

Për sa i përket nën-stacioneve, si ai i Fushë Kosovës, dështimi është përgjegjësi e KOSTT, siç është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ndryshoni oraret, merrni masa të qëndrueshme – qytetarët tashmë përballen me vështirësi ekstreme për ngrohje dhe me çmime të papërballueshme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews