Një mandat katër vjeçar qeverisës që ka evidencuar 330 milionë euro shpërndarje të parasë publike që mund të quhen “ndihma”, “lëmoshë”, “fitra”, “shpërndarje”, por ku paraja e dhënë e buxhetit të shtetit çon peshë më shumë se ironia e nocionit, përmbyllë një qeverisje të papërgjegjshme mbi kritere jo edhe aq ligjore, të Qeverinë së Kosovës, me Albin Kurtin në krye.
Qeveria Kurti, nuk do të mbahet mend vetëm për shpërndarje të parasë publike mbi vendimet ad hoc për shpenzimin e mjeteve buxhetore ku ka me bollëk suficit si pasojë e boshllëkut të investimeve kapitale në arkën e thesarit, si para pasive jashtë qarkullimit riciklues që duhet ta rritë arkën, por krejt kjo qeverisje e ardhur në pushtet mbi premtime elektorale të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Ia çka premtonte qeveria për shembull për arsim, sipas ekspertit ekonomik Mr. Sc. Selatin Retkoceri, i cili thotë:
“Vendosa sonte të kthehem te premtimet e programit zgjedhor të VV-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 dhe vërtetë u inkurajova me krejt ato premtime që i kishte ai program tejet ambicioz:
Disa nga premtimet e ministres së arsimit zonjës Arbërie Nagavci që dominuan fushatën e gënjeshtrës e që u shitën te votuesit pa u shijuar rezultatet:
Ndërtimi i 160 çerdheve për 4 vjet mandat në gjithë Kosovën, digjitalizimi dhe kompjuterizimi i të gjitha shkollave, aplikimi i mësimit gjithë ditor në shumicën e shkollave të Kosovës, e ky është rezultati i mos përmbushjes:
160 çerdhe të premtuara, 4 të përfunduara edhe nja 6 të tjera në përfundim e sipër, digjitalizimi e kompjuterizimi as që ka filluar, mësimi gjithë ditor ka filluar në disa shkolla ku ka rënë në mënyrë drastike numri i nxënësve!
Arsyetimi i ministres është se nuk po lejojnë komunat të zbatohen disa nga projektet dhe kjo i bie sikur ai tregimi ku ujku i thotë qengjit, mos ma turbullo ujin e lumit, edhe pse ujku ishte lart e qengji poshtë lumit”, thotë Retkoceri për të kaluar te procesi i shpenzimit të mjeteve të parasë publike”, thotë analisti Retkoceri.
Qeveria për katër vite ka ndarë lëmoshë rreth 330 milionë euro.
“Ndarja e buxhetit për ndihma sociale në prag të zgjedhjeve, më e thjeshta që mund të thuhet është blerje institucionale e votës”, deklaron retkoceri i bindur se “vetëm në këtë fundvit, do të ndahen 60 milion euro, e kjo i bie që nga kjo lëmoshë do të përfitojnë 600 mi qytetarë, në këtë rast, Qeveria do të arsyetohet se nga këta 600 mijë përfitues 200 mijë, janë fëmijë që nuk votojnë. Arsyetimi i tillë është i pabazuar, meqë këta fëmijë kanë prindër dhe të njëjtit do të jenë përfitues të kësaj lëmoshe nga qeveria.
Logjika më e thjeshtë na shpie te konkludimi se të paktën gjysma e këtyre përfituesve do të ndikohen nga kjo lëmoshë dhe do ta japin votën për dhuruesin e kësaj lëmoshe. Kalkulimi i Hekuran Muratit në këtë rast nuk është pa rezultat, prandaj një ndarje e tillë e buxhetit të shtetit paraqet keqpërdorimin më eklatant të parasë publike.
Adresimi i djeshëm i kryeministrit edhe njëherë e tmerron popullin me paralajmërim të luftës, prandaj urojmë që Kryeministri të mos jetë shërbyer nga konspiracioni i Sllamnikut.
Kryeministri Kurti në adresimin e mbrëmshëm para gazetarëve edhe njëherë ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës politike dhe të sigurisë në vendin tonë.
Sipas burimeve që i posedon Kurti, paska mundësi reale që gjendja në veri të vendit, të del jashtë kontrollit. Me gjasë kryeministri është informuar nga institucionet e sigurisë, se ka mundësi të kemi sulme të reja në objektet vitale të infrastrukturës së rëndësishme të vendit.
Nëse i kemi trupat e KFOR-it në kufi dhe një pjesë të madhe të gjithë kontigjentit të Policisë së Kosovës, atëherë shtrohet pyetja pse duhet të vazhdoj kryeministri t’i frikësojë qytetarët në prag të festave të fund vitit. Qytetarët vërtetë duhet të informohen drejt, me kohë dhe pa ekuivoke, por nëse ndodhë e kundërta siç po ndodhë nga adresimet e Kryeministrit duke i rritur, zmadhuar, dezinformuar e paralajmëruar për një luftë eventuale, kjo me siguri të plotë them se është një paralajmërim ogurzi që krijon pasiguri te një pjesë e madhe e popullsisë dhe më së paku i takon Kryeministrit të vendit ta frikësojë kaq shumë popullin e vet.
Lufta nën prezencën e trupave të KFOR-NATO, logjikisht dhe praktikisht është e pamundur, sepse Serbia nuk është aq shtet u budallenjve që do të futen në një luftë me NATO-n.
Me deklarata të tilla, Kryeministri po tenton të na bëjë t’i harrojmë dështimet që i ka pasur në të gjitha projektet buxhetore dhe tani na servon dezinformata se gjoja Agjencioni i Inteligjencës (AKI), paskan vërejtur lëvizje në terren që mund të shkojnë deri në luftë të re në gjithë Kosovën. Nëse kemi paralajmërime nga agjencitë e sigurisë jashtë Kosovës, atëherë vërtetë situata është serioze, e sa për AKI-në tonë që nuk arriti ti zbuloj e parandalojë dy aksionet terroriste të Banjskës e agresionin mbi kanalin e ujësjellësit të Ujmanit, nuk kemi shumë arsye të besojmë, apo mund të themi se janë parashikime si të zonjës Meri.
Kamuflimet e tilla për t’i fshehur dështimet e shumta si, në sektorin energjetik, sektor ky që mos sot, nesër do të kolapsojë, duke rrezikuar vendin tonë që të futet në reduktime e në terr masiv në gjithë vendin. Kryeministri ka zgjedhur frikën në vend të kurajës, prandaj paralajmërimet ogurzeza të luftërave, e bëjnë popullin t’i harrojë hallet, pra këtë popull të shndërruar sipas Kurtit në lypësar të varur nga Kurti. /Telegram News