Kremlini hedh poshtë raportimet për gruan e Assadit

Kremlini ka hedhur poshtë raportet e mediave që theksonin se gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.

Në fillim të këtij muaji, Assad, gruaja e tij Asma dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në kryeqytetin rus pasi u larguan nga Siria.

Vendndodhja e Asadit u konfirmua pasi agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moska kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e opozitës siriane.

Por ndërkohë, mediat turke dhe arabe raportuan se Asma al Assad kishte bërë kërkesë për divorc në Rusi.

I pyetur në një telefonatë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”.

Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assad ishte “mbyllur” në Moskë dhe se “asetet pronësore” të tij ishin ngrirë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews