A mund ta “gëlltisë” Kosova edhe Vuçiqin?

Kosova i ka gëlltitur  funksionarët e lartë serbë që nga vitet 1966 e këndej, duke u nisur nga numri një i funksionit të njeriut të punëve të brendshme Aleksandar Rankoviq, politika e të cilit  është më e përzgjedhura e të gjitha figurave të larta politike serbe në raport me dhunën mbi shqiptarët e Kosovës.

Lideri ideologjik radikal serb, u rrëzua nga Tito në Plenumin e Dytë të Brioneve më 1966, për shkak të dhunës mbi shqiptarët e Kosovës, por në opinion ishte dhënë një arsye tjetër e shkarkimit të tij nga të gjitha funksionet shtetërore:

Ato ditë të fund majit të vitit 1966, u zbulua aparatura e përgjimit në kabinetin e Titos që ishte vendosur në  dhomën e fjetjes rezidenciale të bashkëshortes së tij Jovanka Broz, në rrugën “Uzhica numër 15” në Beograd dhe më 1 qershor pasoi Plenumi i Dytë i Brioneve, kur Rankoviq u tërhoq zyrtarisht nga të gjitha funksionet federative, por idenë e tij e vazhduan të gjithë funksionarët e ardhshëm serbë që i gëlltiti Kosova deri te Millosheviqi dhe sot sipas protestave masive në Serbi, radhën e ka Vuçiqi.

Këto ditë vetëm në sheshin “Sllavia” të Beogradit,  për javë të tëra serbët protestojnë kundër Aleksandar Vuçiqit, për të ardhur te shifra  100  mijë protestues  të dielën dhe bllokadat përgjatë gjithë Serbisë, duke kërkuar rënien e Vuçiqit.

Serbia  është në luftë me Kosovën për veriun e vendit, një proces i komplikuar politik për rreth 50 mijë serbët që jetojnë në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), e cila jep  shifrën prej rreth 20 mijë serbëve që jetojë në veri, krahasuar me rreth 25 mijë që jetojnë këndej lumit Ibër.

Duke luftuar për veriun e Kosovës, Beogradi zyrtar i Vuçiqit, i ka ndarë serbët e Kosovës në dy grupe. Në serbët e komunave veriore që përfillin  Listën Serbe të Vuçiqit dhe në serbët e jugut që kërkojnë përfaqësim interesash  të pakicës serbe nga serbët lokalë.

I pari që e ka gëlltitur  politika e Vuçiqit është Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve lokalëtë veriut, që nuk e dëshironte Listën Serbe.

I dyti që shpëtoi më mirë është Goran Rakiq, ish-udhëheqësi i Listës Serbe të Vuçiqit, i rrahur dhe thyer nga Radoiçiq, bashkëpunëtori më i ngushtë i Vuçiqit.

Funksionarët e Serbisë të cilët i ka “gëlltitur”, Kosova në një mënyrë, apo tjetër duke qenë afër Millosheviqit si Ivan Stamboliq, Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviç, Petar Graçanin, dhe shumë figura ushtarake  e policore dhe shefa të njësive paramilitare, janë  vetëm disa nga emrat e përveçëm që lakohen në historikun e një dekade  para e pas luftës në Kosovë dhe më vonë pas rrëzimit të Millosheviqit, për shkak të Kosovës  e kanë humbur karrierën politike, por edhe jetën edhe Voislav Koshtunica, Boris Tadiq, Zoran Gjingjiq dhe  tani sipas zhvillimeve në Serbi, radhën ia kërkojnë vetë serbët edhe presidentit Vuçiq.

Në Beograd, tani serbët e kërkojnë presidentin aktual të hiqet nga pushteti. Në Serbi prej dekadash jetojnë parullat politike  si për shembull “rroftë Millosheviqi”-“poshtë Millosheviqi”, të cilat janë himnizuar kundër shqiptarëve dhe Kosovës, por  asnjë lider serb që i ka përdorur  të njëjtat, ka mundur të jetojë në pushtet  pak më shumë se një dekadë.

Politikat e dinakërisë së Vuçiqit  për Kosovën dhe veriun

Bashkëpunëtori i Komitetit të Helsinkit  për të Drejtat e Njeriut në Beograd Aleksandar Sekuloviç, ka thënë në një intervistë për media se “interesi më i madh i Serbisë është ta paraqet Kosovën të paaftë për shtet dhe si shoqëri të papjekur për udhëheqje të shtetit të Kosovës së pavarur. Serbia përdor narracione të shumta të fakteve të fabrikuara se si serbët janë të rrezikuar në Kosovë, prandaj  krijuan Banjskën dhe Ibër-Lepencin. Eksperti i fushës së të drejtave dhe lirive të njeriut Sekuloviç bashkëpunëtor i Helsinkit dhe nënkryetari i Shoqatës Antifashiste të Serbisë, nënvizon se si nomenklatura aktuale serbe çdo ditë “vajton” për të drejtat e munguara serbe në Kosovë dhe gjoja dhunë kundër serbëve, për të ngritur mosbesim te serbët.

Vuçiq  qysh nga vitit 2013 zyrtarisht ka thënë vazhdimisht se “nuk është reale që Kosova të fitoj gjithçka, e Serbia  asgjë”, duke  krijuar një nëntekst ku veriu duhet t’i jepet Serbisë si zgjidhje.

Asociacioni i vitit 2015 për veriun, posedonte firmat e Vuçiqit dhe të BE-së e Isa Mustafës që statusi i asociacionit t’i dërgohej Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse dokumenti kalonte vijat e kuqe si cenim i sovranitetit shtetëror të Kosovës, por kur Kushtetuesja  e rrëzoi draft-statutin, Vuçiq nuk e pranoi dokumentin e mbetur, ngjashëm sikur edhe  reagimi i tij ndaj përgjigjes së Gjykatës së Hagës duke iu përgjigjur pyetjes së Serbisë nëse ishte shkelur e drejta ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, që Gjykata tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.

 Ishte marrëveshje që verdikti i  asociacionit të shkonte në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me asociacionin,(bashkësinë e komunave me shumicë serbe).

“Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje u dërgua në Kushtetuese nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, pasi në marrëveshjen e vitit 2015 në Bruksel mes kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte futur edhe pika që (Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti implementues mbi Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”, thuhej në vendim se e njëjta duhet të shkojë për vlerësim në Kushtetuese.

A po rrëshqet veriu kah zona protektorale?

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të mbrojë sovranitetin e vendit, duke ulur tensionet në veri.

Joseph ka thënë se Kosova duhet ta integrojë komunitetin serb të veriut  si qytetarë të Kosovës.

“Kjo është në interesin e shqiptarëve. Kujto çfarë thashë, sa më shumë serbët e Kosovës të integrohen si qytetarë. Kjo është kaq e rëndësishme. Sa më shumë të integrohen si qytetarë aq më pak ndikim do të ketë Serbia”, ka thënë Joseph. Ai ka tërhequr vërejtjen për politikën e Kosovës se veriu sot menaxhohet nga forcat shumëkombëshe të NATO-s.

Rritja e forcave ushtarake nga NATO dhe reduktimi i forcave politike në funksionimin e një vendi ku nuk merr pjesë faktori i atyshëm lolak vendor, çon  kah një protektorat që nuk i duhet Kosovës derisa është brenda luftës për përmbylljen e shtetësisë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews