Presidenti i zgjedhur rishtas i SHBA-së Donald Trump bëri shaka në kurriz të aleatit dhe miliarderit të tij të ngushtë Elon Musk në Kinging Point America Fest në Phoenix, duke thënë se ai nuk mund të ishte president.
“Jo, ai nuk do të jetë president, unë mund t’ju them për këtë dhe jam i sigurt. Ju e dini pse. Ai nuk mund të jetë president sepse ai nuk ka lindur në SHBA”, tha Trump.
Sipas Kushtetutës së SHBA-së, presidenti i një shteti mund të bëhet vetëm një i lindur në Shtetet e Bashkuara. Elon Musk lindi në Afrikën e Jugut dhe më pas mori nënshtetësinë amerikane.
Trump on Elon Musk:
“He’s not gonna be president… I’m safe. You know why?
He can’t be; he wasn’t born in this country. Ha ha ha.” pic.twitter.com/qWeDx4wEyr
— Clash Report (@clashreport) December 23, 2024
Presidenti i sapozgjedhur bëri një koment duke lavdëruar Muskun me origjinë nga Afrika e Jugut si një “djalë i shkëlqyeshëm”. Musk, së bashku me sipërmarrësin e teknologjisë Vivek Ramaswamy, duhet të udhëheqin Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, një agjenci që synon uljen e madhësisë së qeverisë dhe uljen e shpenzimeve.
Komentet e Trump erdhën në një kohë kur demokratët po përpiqeshin të përfitonin nga Musk, personi më i pasur në botë, duke e akuzuar atë për minimin e presidentit të ardhshëm.