Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar rezultatet përfundimtare për regjistrimin e popullsisë, ku ndër to ka dhënë detaje edhe për kategori të ndryshme.
Të dhënat tregojn se 233 mijë e 559 banorë e kanë të përfunduar arsimin e lartë, ndërsa ata me arsim të mesëm të lartë të përfunduar janë 475 mijë e 809 banorë.
Arsimin e mesëm të ulët të përfunduar e kanë 389 mijë e 030 banorë, mbi 100 mijë më pak se në regjistrimin e vitit 2011.
Gjithashtu, bëhet e ditur se me arsim fillor të përfunduar janë 186 mijë e 020 banorë.
ASK gjithashtu ka bërë të ditura edhe të dhënat e popullsisë analfabete, e që në Kosovë del të jenë 30 mijë e 902 banorë, rreth 20 mijë më pak se në vitin 2011.