Deklarata e Samitit BE – Ballkan Perëndimor fton për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u takuan në Bruksel në 18 dhjetor. Takimi shërbeu si një mundësi për të ndjekur momentin e ri për partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë një reflektim se si të thellohet ky partneritet dhe të ecim përpara së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian, thuhet në një njoftim zyrtar të Komisionit Europian.

Në deklaratë thuhet se partneriteti strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Është përmendur edhe mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është thënë se kjo po i pengon të dy partnerët. Është thënë se duhet zbatuar marrëveshjet, veçanërisht ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Palëve u është bërë thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

“Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po i pengon të dy partnerët. Marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj. BE-ja rikujton se një parakusht për mbështetjen në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor është që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Brukselit, BE-ja përshëndeti faktin që njerëzit nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor tani janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, si dhe përparimin e bërë drejt përafrimit të shpejtë me politikën e vizave të BE-së nga disa partnerë të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë një përgjegjësi të përbashkët për adresimin e sfidave të përbashkëta. Ata duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre në një numër fushash kryesore: menaxhimi i migracionit, politika kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësia dhe shteti i së drejtës.

BE-ja thotë në deklaratë se e rikonfirmon angazhimin për të zhvilluar dhe forcuar më tej dialogun dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews