Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikojë sot rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë.

ASK do ta bëjë prezantimin e këtyre rezultateve në një konferencë që planifikohet të mbahet ditën e sotme.

Më 5 prill kishte nisur procesi i regjistrimit të popullsisë.

Pjesëmarrja në regjistrim ka qenë e obligueshme me ligj. Ndërsa në rast refuzimi, qytetari mund të penalizohej me gjobitje prej 30 deri në 2,000 euro.

Në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë. Kështu kishte bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, pasi që kishte publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas këtyre të dhënave, në Kosovë jetojnë 795 mijë e 46 meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra.

Sipas këtij regjistrimi, mosha mesatare për vitin 2024 është 34.82. Raporti gjinor nuk ka ndryshime, pak më shumë dominojnë meshkujt.

Komunat me dendësinë më të madhe janë: Fushë Kosova me 762 banorë, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina me 434 banorë.

Komunat me rritje të popullsisë më të madhe në për qindje janë Fushë Kosova me 83,99 për qind, Parteshi me 81, 93 për qind, Shtërpca me 56, 71 për qind, Graçanicë me 81,46 për qind, Kllokoti me 19,13 për qind, Prishtinë me 14,21 për qind, Obliqi me 5,78 për qind.

Komuna me më së shumti banorë është Prishtina me 227 mijë e 154, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 147 mijë e 428, pastaj Ferizaj me 109 mijë e 345.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë për herë të fundit ishte organizuar në vitin 2011.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews