Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.
Për të dyja takimet ka shkruar vetë ambasadori Hovenier.
Hovenier ka thënë se në takim me kreun e LDK-së riafirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të qartë të qeverisë amerikane për një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike dhe të suksesshme, dhe në partneritet të vazhdueshëm me SHBA-në.
“Mbajta takimin lamtumirës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Riafirmova mbështetjen e palëkundur dhe të qartë të qeverisë amerikane për një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike dhe të suksesshme, dhe për partneritetin tonë të vazhdueshëm”, ka shkruar Hovenier.
Held my farewell meeting with LDK President @LumirAbdixhiku. I reaffirmed the U.S. government’s firm and clear support for a sovereign, democratic, multiethnic, and successful Kosovo, and to our ongoing partnership. pic.twitter.com/1WGf1ECoa1
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2024
Ai ka folur edhe për takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. Hovenier ka thënë se edhe në takim me kreun e PDK-së ka përsëritur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
Paid a farewell call this morning to PDK President @MemliKrasniqi. I reiterated the U.S. government’s unwavering support for a sovereign Kosovo that is democratic, multiethnic, and prosperous and for our continued partnership. pic.twitter.com/JUa2hCB7RL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2024
Mandati i Hovenierit përfundon së shpejti, teksa ka paralajmëruar se pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë, ai do të pensionohet.