4 ushtarakë shqiptarë dërgohen në Komandën e NATO-s në Wiesbaden në ndihmë të Ukrainës

Në vendimin e qeverisë thuhet se misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është të kontribuojë në dhënien e ndihmës dhe trajnimit të personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të mërkurë të 18 dhjetorit pjesëmarrjen në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, të katër ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për ndihmë dhe trajnim për Ukrainën.

Po ashtu ravijëzohet se pjesëmarrja e personelit do të ketë një kohëzgjatje prej tre vjetësh, me rotacion 180 ditë.

Afati i misionit sakaq, fillon të llogaritet nga data e dërgimit në mision.

Periudhës së qëndrimit në mision i shtohen edhe ditët e qëndrimit për marrje e dorëzim detyre dhe të vonesave të transportit strategjik për ndërrimin me personelin e radhës.

Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë mision, përballon shpenzimet për dietat për ditët e qëndrimit, në masën 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore; akomodim; ushqim; lavanderi; ujë të pijshëm; energji elektrike; sigurimin e jetës; siguracion shëndetësor për ditët në udhëtim; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; transport; transportin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline; aktivitete social-kulturore në rastet e festave kombëtare gjatë kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews