Berisha reagon pasi u kërcënua Haradinaj: Kush guxon të kërcënojë heroin e gjallë të këtij vendi

Deputeti i AAK-së dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj kërcënimit publik që Ramush Haradinaj ka marrë në rrjetet sociale.

Berisha e quajti Haradinajn “hero i gjallë” i Kosovës dhe kritikoi ashpër institucionet shtetërore për mosveprimin ndaj një rasti.

“Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë, Ramush Haradinajn, një hero e të vetmin njeri të gjallë që ka dhënë krejt e gjithçka për lirinë e këtij vendi. Kush janë ata horra që i yshtin këta zagarë me flliqë me gojë me e gjujt gurin e me e fsheh dorën.

Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…”, ka thënë Berisha.

“Sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër. Çka duhet të ndodhë më shumë që t’iu ndihet zani juve”.

Deputeti po ashtu pati thirrje për organet e rendit, përfshirë prokurorinë, Policinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), për një hetim të shpejtë ndaj personit që ka bërë kërcënimin publik.

“Ku është prokuroria, policia apo edhe AKI-a. Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Çka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm”, ka shtuar Berisha.

“Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë. Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews