Lista Serbe merr pjesë në procesin e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 me diskurs politik të Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës.
Lista Serbe që nga viti 2013 ka dominuar skenën politike të pakicës serbe në Republikën e Kosovës, duke uzurpuar vendet e autoriteteve kosovare serbe këndej Ibrit me listën autoritare të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Lista Serbe ka dërguar për certifikim 48 emra përfaqësues nga dhjetë komuna ku jeton minoriteti serb.
Bartës i Listës Serbe për zgjedhjet e shkurtit 2024 është Zllatan Elek, i emëruar pas aktit terrorist ë Banjskës, aktualisht drejtor i Qendrës Spitalore të Mitrovicës veriore i pasuar nga prof. Dr. Tanja Vujoviq dekane e Fakultetit ekonomik.
Lista Serbe e ka humbur ndër vite autoritetin përgjegjës të serbëve të Kosovës duke ardhur deri te sulmi fizik qytetar ndaj ish lideri të saj Goran Rakiq.
Nga emrat e vjetër të listës tek në vendin e nëntë renditet Igor Simiq që ka qenë shef i grupi i Listës serbe.
Kush është Lista Serbe?
Politikisht Lista Serbe, ka sfiduar shtetin e Republikës së Kosovës që nga formimi i saj më 2013, duke atakuar rendin kushtetues dhe të sigurisë në bllokada rrugore dhe siç u tha tash së voni, me pjesëmarrje të disa anëtarëve në lëndimet e shumë ushtarëve të KFOR-it në veri.
Eksperti kushtetues Blerim Burjani lidhur me veprimet e Listës Serbe në veri ka thënë për telegram News:
“Jo deri tash nuk është akuzuar direkt Lista Serbe si subjekt politik, por vetëm individë te saj. Deri tash katër persona të kësaj liste janë akuzuar për nxitje racore ndaj shqiptarëve, mirëpo as nga institucionet zyrtare të Kosovës, nuk ka pasur iniciativa që kjo të demaskohet përmes akuzave. Ajo që dihet është se deri me tash dy organizata që kanë vepruar në veri të vendit si të kontrolluara nga Beogradi dhe ato janë shpallë terroriste, për Banjskën , dhe Ibër -Lepencin sepse në rastin Banjska Lista Serbe është akuzuar përmes Radojçiqit që ka marrë përsipër aktin terrorist”, thotë Burjani.
Nga lista Serbe nënkryetari Igor Simiq, ka kërkuar votat e serbëve duke i frikësuar ata me propagandën se Albin Kurti do ta pengoj Listën Serbe në çdo hap veprimi për ta zdeshur nga fuqia e pushtetit.
Serbët e Kosovës e kanë humbur besimin në Listën serbe, pa marrë parasysh emrave që renditen aty ku një gjë dihet se për sa kohë ajo është në duart e Vuçiqit, serbët e Kosovës do të manipulohen.
Urdhri i Listës Serbe për dalje të serbëve nga institucionet e Kosovës ka sjellë në krye të katër komunave në veri kryetarët në Mitrovicën veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Kush merr pjesë në zgjedhje?
Nenad Rashiç, lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka ardhur koha që serbët ta përfaqësojnë vetveten në institucionet e Kosovës.
“Nëse jeni politikan, nëse keni parti, natyrisht që nga ju pritet të merrni pjesë në zgjedhje në çfarëdo rrethanash. Dhe, ka pasur rrethana edhe më të këqija se këto aktuale”, thotë Rashiç, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Komuniteti serb në Kosovë është i ndarë dhe përçarë në dysh, duke kërkuar që Beogradi përmes njerëzve të ndikuar nga Vuçiqi, ta pushoj aktivitetin politik duke e lënë atë në duart e serbëve vendorë dhe këtë ide e mbështet edhe Milija Bishevac nga Lëvizja Popullore e Serbe.
Figura kontroverse e liderit të Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandar Jabllanoviç, që dukej si një krah progresiv, tani duket u radikalizuar në idetë e Listës Serbe, thotë se në veri të Kosovës nuk sheh alternativa tjera pos Listën Serbe./Telegram News