Serbia shtrëngon rripin nga ankthi i sanksioneve reale ekonomike amerikane

Në Serbi thonë se “amerikani i vetëm të cilin nuk e urrejnë serbët”, është presidenti në ardhje Donald Trump, nga i cili pos botës, edhe Serbia është kapërthyer në ankthin e ardhjes për dy gjëra të mëdha: Një nëse ekziston shkopi magjik i Trump për ta ndalur luftën Rusi-Ukrainë  dhe dy, nëse presidenti që vjen më 21 janar  të vitit 2025, nuk do ta ndëshkojë Serbinë me sanksione të plota në tregun e naftës së kompanisë NIS që furnizon Serbinë nga Rusia, duke ndryshuar komplet tregun e çmimeve, me çka më Serbia nuk do të ishte lider i rajonit në Ballkanin Perëndimor.

Këto ditë rreth zgjidhjes së luftës Rusi-Ukraninë janë shfaqur lajmet e para, të cilat  nuk kanë qenë kurajuese për Rusinë dhe aleatët e saj, por lajmet kanë dridhur veçmas Serbinë, duke çuar te ideja se Presidenti në Largim Biden, ishte lule, krahasuar me Trump i cili do sanksione të plota për industrinë e prodhimit të naftës ruse, e cila ka në pronësi kompaninë më të madhe derivuese të Serbisë NIS në Novi Sad, që e kishte blerë Gazprom për 400 milionë euro në vitin 2008.

Lajmi amerikan që u konfirmua edhe nga ambasadori amerikan në Beograd Kristofer Hill dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Viçiq, ka tronditur ekonomikisht dhe politikisht tregun e Serbisë dhe përtej saj në Rumuni për sanksione të plota të naftës në Serbi, tregu kryesor që furnizon Serbinë me derivate nga Gazpromi rus dhe që përbën 10% të buxhetit të Serbisë nga qarkullimi, përderisa 10%-ndëshi i  buxhetit të Serbisë është mbi 8 miliardë euro.

Vendosja e sanksioneve amerikane Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) e cila me shumicë ndodhet në duart e firmave të pronarëve rusë në kuadër të Gazpromit, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht me letra, por ajo që dihet është se i pari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda disa ditësh do të vendosin saknsione  komplete për NIS, madje sanksioneve urgjentisht do t’u bashkohet edhe Britania e Madhe.

NIS ishte nën sanksione nga viti 2022, por ato ishin të pjesshme dhe pak çonin peshë aspketet tjera, pasi Serbia  ishte e furnizuar me prodhimet e naftës me çmim  shumë më të  lirë se çdo treg tjetër evropian.

Sanksionet për të cilat bëhet fjalë ndalojnë furnizimin e plotë te Serbisë me naftën ruse, duke i bllokua dy rrugët  ujore të furnizikmit:

Përmes  naftësjellësit Adriaktik JANAF që në Serbi përcillet nga Kroacia ku pushon nga funksioni edhe administrata e pagesave miliardëshe, përmes të cilave është furnizuar edhe Rumunija, ekonomi që e ka mbajtur të lidhur Serbinë me Rumaninë në aleancë kundër Kosovës.

Ekspertët e tregut të naftës në Serbi, Rumuni dhe  ata që janë në këtë fushë, tërheqin fokusin se nëse SHBA, vendos sanksione të plota për NIS, në Serbi si dorë e pronarëve rusë, Serbia duhet të kërkojë treg të ri furnizimi.

Ky treg do të ishte mbi mesataren rajonale të çmimeve të produkteve të naftës, pasi do të bllokohej edhe porti i Danubit në Rumuni  që është në regjistrin ekonomik evropian të tregtisë lundruese. Në këtë rast Serbia do të  prekej ndjeshëm nga rritja e çmimeve të naftës, e kjo do të çonte në rritjen e të gjitha çmimeve të tregut të shportës duke e ndryshuar gjendjen ekonomike në Serbi dhe atë politike drejt përmbysjes së Vuçiqit, i cili pas shëmbjes së çatisë së Stacionit të trenit në Novi Sad, po përjeton  protestat studentore në të gjithë Serbinë, me tendencë të rritjes së tyre.

Nëse NIS futet nën saknsionet e ndalesës amerikane, kompanitë që mund të marrin rol  brenda JANAF që ka kontratë me NIS deri më 2026  janë INA dhe MOL.

Serbia  gati e sheh të pamundshme ikjen nga sanksionet amerikane për produktet e naftës nga firmat ruse në kuadër të xhigantit rus Gazprom i cili ka blerë kompanitë e Industrisë së Naftës në Serbi NIS me origjinë nga Panqeva, por vendosja e sanksioneve pritet ta deekuilibrojë ekonominë e Serbisë, duke e privuar si fuqi motorike të tregut  rajonal edhe brenda CEFTA-s.

Në vitin 2008 rreth 50% e kompanisë NIS u është shitur pronarëve rusë për 400 milionë euro dhe rritja e prodhimit të kësaj kompanie në vitin 2022 kishte profit prej rreth 800 milionë euro në treg, që do të thotë se profiti  ka dyfishuar  vlerën e shitjes./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews