Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, akuzoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me veprimet me LDK-në.
Zemaj tha se VV ka vepruar në mënyrë të organizuar kundër LDK-së.
“Në mërgatë me kanë dëshmuar se kanë ekzistuar mekanizma të ushtrisë hibride te VV-së të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar kundër LDK-së dhe të gjithë ata janë paguar nga VV-ja. Paret e vjedhura kanë me dalë ku kanë shkuar…”, tha Zemaj.
Sa i përket ftesës që Prokuroria Speciale ia ka bërë Kurtit për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit, Zemaj tha se Kurti edhe mund të bëhet pjesë e procedurës penale.
“Nga shkuarja aty dëshmitar, ai mund të bëhet edhe pjesë e procedurës penale. Nuk po e paragjykojmë apo gjykojmë, atë ia lëmë drejtësisë. E jona ka qenë ne e kemi evidentu si keqpërdorim, që me pas zbatim të ligjit, me marrë masa ndaj njerëzve të korruptuar, po thotë drejtësia e faktet që ky ka qëndru në mbrojtje të tyre”, tha Zemaj në Pressing.