Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për korrupsion.
Selmanaj iu drejtua qytetarëve nga emisioni duke i thënë se Kurti dhe LVV janë të zhytura në korrupsion.
“Po du me i thanë kësaj shoqnie që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të zhytur thellë në korrupsion në Kosovë. Unë jam befasu në fushatën elektorale kur e kanë bërë, ka pas shumë pagë. Në zgjedhjet e kalume ka kanë pasur shumë shpenzime për fushatë. Ka po i marrin ata këto para?”, tha deputeti.
Selmanaj gjithashtu tha se Kurti duhet të intervistohet edhe për kontratat njëburimore.
“Mendoj që Kurti duhet të intervistohet edhe për kontratat njëburimore, sekrete. Edhe për tregtimin me energji, por edhe në rastin e Martin Berishaj. Gjithë e kemi kuptu skenarin e tij që eventualisht mund të luajë me sjellje që nuk do të shkojë, të pret kërkesë nga prokuroria. Më pas prokuroria detyrohet që të vë në lëvizje edhe policinë në mënyrë që ai të viktimizohet”, tha Selmanaj në Pressing.