Çetnikët s’kanë vend në Kosovë, Haradinaj: Kurti krijoi rezistencë të armatosur në veri

Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti se me politikat e saja të gabuara ka krijuar rezistencë të armatosur në veri.

Duke iu referuar rastit Banjska e shpërthimit në Ibër-Lepenc, Haradinaj ka thënë se e gjitha ka ardhur si rezultat i veprimeve të Kurtit. Madje, sipas tij, organizime të tilla të armatosura po lejohen nga Evropa e SHBA për shkak të “sjelljeve të Kurtit”.

“Kurti po na thotë, dhe më falni se jemi në ngjarje të dëshmorëve, e kemi çliruar veriun. E vërteta është pak ma ndryshe. Kemi krijuar rezistencë të armatosur në veri. Pra, mos e harroni këtë. Nga një rezistencë e gurëve, protestave dhe mbylljes së rrugëve, kemi arritur të krijojmë rezistencë me armë. Kjo i ka ndodhur Kosovës në territor të veten. Në situata tjetër, në çdo vend të Evropës, Evropa do të alarmohej e do të ngriheshin në këmbë të gjithë kundër një veprimtarie me armë në shekullin 21 në Evropë. Vetëm për shkak të sjelljeve të këtij, Evropa dhe Amerika tolerojnë lindjen, rritjen, organizimin me armë në territorin tonë. Nëse na vjen dita edhe një herë t’i marrim punët e vendit në dorë, çetnikët nuk kanë vend në Kosovë, as në veri, as në jug e as kudo tjetër. Nuk e themi këtë se edhe disa ditë Kosova do të votojë, por e themi këtë se deri këtu kemi ardhur me shumë gjak, me njerëz më të zotë dhe nuk do ta koritim rrugën e sakrificën që i ka ndodhur këtij populli”, ka thënë Haradinaj.

Ai këto komente i bëri në një akademi përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të rënies së komandant Mujë Krasniqit dhe 41 të rënëve tjerë në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews