Haradinaj: Përkundër sfidave nga qeveria, bizneset vendore po mbijetojnë dhe po rriten çdo ditë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pas 9 shkurtit do të avancojnë një paketë të plotë masash që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për bizneset.

Ai tutje ka thënë se përkundër sfidave të shumta që po hasin nga kjo qeveri, bizneset tona vendore po mbijetojnë dhe po rriten çdo ditë.

“Para sipërmarrësve vendorë, në ambientet e Plus Market Group, një ndër marketet që u jep prioritet produkteve vendore; fola për masat që do t’i ndërmarrim pas 9 shkurtit. Ashtu siç kam qenë pranë tyre gjatë udhëheqjes së qeverisë, ky sektor vital i shtetit përmes politikave tona do të gëzojë mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme. Pas 9 shkurtit, do të avancojmë një paketë të plotë masash që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për bizneset, nxitjen e investimeve në teknologji dhe inovacion, si dhe promovimin e eksportit të produkteve vendore.”

“Në këtë ceremoni ku u promovuan prodhimet vendore me përkrahje të Aleancës Kosovare të Bizneseve, frymëzuese të shohësh se, përkundër sfidave të shumta që po hasin nga kjo qeveri, bizneset tona vendore po mbijetojnë dhe po rriten çdo ditë!” – ka thënë i pari i AAK-së.

Tutje Haradinaj është shprehur se AAK ka qenë dhe do të jetë partner i pathyeshëm i sipërmarrësve tanë.

“Produkti vendor është krenaria jonë, dhe mbështetja për të është më shumë se një detyrë ekonomike – është një obligim patriotik. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet partner i pathyeshëm i sipërmarrësve tanë, duke garantuar që puna e tyre të shpërblehet dhe të jetë pjesë e suksesit të përgjithshëm të Kosovës.” – ka përfunduar ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews