Një video e një televizioni amerikan trondit rrjetin – A është Parashqevi Simaku gruaja e filmuar rrugëve të New Yorkut?

Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 dhe e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka ngjallur një diskutim të madh në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, teksa merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh, e dedikuar për të pastrehët.

Në kronikën e televizionit amerikan, ata i referohen kësaj gruaja si “backpack recipient” – një term që iu, referohet të pastrehëve që marrin si ndihmë një çantë të mbushur me gjëra të nevojshme.

Figura e gruas në video ka ngjashmëri me këngëtaren e njohur, e cila për dekada ka qenë një ikonë e muzikës shqiptare. Ky detaj ka shkaktuar trishtim dhe shqetësim mes shqiptarëve, të cilët janë rritur duke dëgjuar këngët e saj dhe e kujtojnë si një yll të skenës muzikore.

Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ndarë profile në Facebook që mbajnë emrin Simaku Nolfe, të cilat shpesh ndajnë pamje dhe kujtime nga karriera e Parashqevi Simakut në Shqipëri. Kjo ka shtuar dyshimet për identitetin e gruas në video, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.

View this post on Instagram

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

E lindur në shtator 1966, Parashqevi Simaku debutoi në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ajo u bë shpejt një nga zërat më të dashur të publikut shqiptar, duke fituar çmime të rëndësishme në festivale. Në vitin 1985, ajo zuri vendin e parë në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH me këngën “Në moshën e rinisë”. Tre vite më pas, në 1988, ajo fitoi sërish çmimin e parë me këngën “E duam lumturinë”, të kompozuar nga Pirro Çako. Gjatë karrierës së saj në Shqipëri, Simaku interpretoi një repertor të pasur që përfshinte këngë të dashura për publikun shqiptar.

Pas vitit 1991, ajo u largua nga Shqipëria për të jetuar në Shtetet e Bashkuara, ku vazhdoi të merrej me muzikë dhe publikoi një album të ri. Dalja e saj e fundit publike në Shqipëri ishte në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH në vitin 1996, si e ftuar.

Për fansat e saj, lajmi që dyshohet se Parashqevi Simaku mund të jetojë në kushte të vështira në SHBA është tronditës. Gruaja që dikur ndriçonte skenat shqiptare me zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet unike tani mund të jetë përballë një realiteti të hidhur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga këngëtarja apo familja e saj, dhe spekulimet vazhdojnë. Ky është një moment reflektimi për të gjithë ata që kanë dashur muzikën dhe artin e saj, duke e kujtuar si një nga figurat më të dashura të kulturës shqiptare.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews