Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për mashtrim, ndërsa sot u zhvillua seanca në gjykatë.
Veleshnja, sipas informacioneve, i ka marrë automjetin dikujt dhe ia ka shitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, sipas njoftimit të policisë.
Aktori është prej vitesh pjesë e ekranit, ndërsa ka marrë pjesë në disa programe./TopChannel
Aktori, Veleshnja së fundi ka qenë pjesë e BigBrother VIP Kosova III, ku është përjashtuar nga ky format shkaku i sjelljeve të “patolerueshme” dhe shkelje e rregullave kryesore të saj.