Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka kërkuar bashkëpunimi ndërinstitucional për luftën ndaj korrupsionit.
Në diskutimin me temën “Prokurimi Publik – Mundësi dhe rrezik”, të organizuar nga APK dhe Komisioni Rregullativ për Prokurimin Publik (KRPP), Buleshkaj ka thënë se një bashkëpunim i tillë do të sillte rezultate në fushën e luftimit të korrupsionit.
“Sot jemi mbledhur këtu jo thjesht për të diskutuar një temë, por për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të adresuar një nga sfidat më kritike me të cilat përballemi si shoqëri – prokurimin publik. Kjo tryezë, organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisioni Rregullativ për Prokurimin Publik, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar integritetin dhe besimin në institucionet tona. Dua t’ju falënderoj secilin prej jush që keni gjetur kohën të jeni këtu. Prezenca juaj tregon përkushtimin tuaj ndaj diçka je më të madhe se vetja – një vizion për një Kosovë më transparente, më të ndershme dhe më të drejtë”, ka thënë Buleshkaj.