Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kalim të kufirit nga Serbia në Kosovë në fshatin Jellakse të Leposaviqit.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se te i dyshuar i është sekuestruar edhe një radiolidhje.
“Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.